Vuçiç propozon masa për integrimin në BE, paralajmëron shkarkime ministrash e drejtorësh
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka propozuar të dielën krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane.
Vuçiç e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe.
Ai propozoi kreun e Misionit Serb në BE në Bruksel, Danijel Apostoloviç, si president të ekipit operativ.
Lideri serb deklaroi se ekipi duhet t’i ketë tetë deri në dhjetë persona në mënyrë që “ata të mund të jenë në kontakt çdo ditë përmes konferencës telefonike”.
Vuçiç e dha këtë ide për ta përshpejtuar punën për reformat sepse, siç pretendon ai, organi i mëparshëm koordinues nuk ishte mjaftueshëm efikas.
Ai tha gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën evropiane.
Gjatë seancës së Qeverisë, ai shprehu disa kritika për punën e ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, duke paralajmëruar shkarkime të mundshme.
Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në
Edhe pse ai njoftoi ditë më parë nga Davosi se seanca do të shqyrtonte dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara që do të mundësonin fillimin e një dialogu strategjik me Serbinë, ai nuk e përmendi këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë të dielën.
Vuçiç më parë tha për TV Prva se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për disa gjëra, duke përfshirë pezullimin e bisedimeve strategjike me Prishtinën, licencën operative për Industrinë e Naftës të Serbisë dhe për mosvendosjen e Serbisë në “listën e zezë” për vizat e emigrantëve, gjë që, sipas tij, ishte një sinjal politik.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve