Vuçiç: Serbët dhe shqiptarët duhet t’u japin fund grindjeve se kush janë ‘gjermanët’ apo ‘francezët’

4 Nëntor 2021 | 16:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Prishtina, Sarajeva dhe Podgorica i kanë të hapura dyert e “Open Balkan”.

Ai e cilësoi këtë si një iniciativë për qytetarët dhe theksoi se as i ka shkuar ndërmend që të justifikoi vetën para askujt, qoftë dhe BE.

“Pse duhet të justifikojmë veten për një gjë të mirë? A e dini se çfarë avantazhesh sjellë kjo iniciativë?”, deklaroi presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç foli dhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve dhe vuri theksin tek krahasimi që Rama bëri për dy vendet.

“Serbët dhe shqiptarët duhet t’i japin fund grindjes se kush duhet të jenë gjermanët dhe kush francezët, rrezikojnë të mos jetë dakord për asgjë. Kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të garantuar paqe”, tha Vuçiç.

Kryeministri Rama ka komentuar ftesën e përsëritur të presidentit serb për Kosovën që të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

Sipas Ramës një ftesë të tillë duhet të testohet, dhe e vetmja mënyrë për këtë gjë është duke iu bashkuar nismës.

Për Ramën, “Open Balkan” nuk është gjë tjetër veçse zgjatim i Procesit të Berlinit që tha se në këtë iniciativë “nuk ka kush e merr peng” duke iu referuar vetos së Bullgarisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026