Vuçiç takohet me zyrtarin e lartë të DASH, “frikë” për tarifa 35% nga SHBA

12 Korrik 2025 | 11:54

Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiç ka thënë të shtunën se ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, për partneritetin mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe që bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiç i ka bërë këto deklarata pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar tarifa prej 35 për qind në importet nga Serbia.

Tarifat e reja për Serbinë dhe disa vende tjera në botë tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Hanrahan është për vizitë në Beograd dhe në kuadër të vizitës në Ballkan do të ndalet edhe në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështje të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënëVuçiç përmes një postimi në Facebook, duke përmendur se me diplomatin amerikan ka diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

Ditë më parë, Hanrahan është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington, shkruan rel.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.

Në nisje të vizitës, vetë Hanrahan ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026