“Vuçiç, zjarrvënës i Ballkanit”, Der Spiegel: Zhvillimet po dalin jashtë kontrollit

7 Gusht 2023 | 12:23

Media e njohur gjermane ‘Der Spigel’ në një artikull të fundit për Ballkanin, shkruan se politikat e presidentit serb po bëjnë që ky rajon të dalë jashtë kontrollit.

Politika qe po ndjek Beogradi ndaj zhvillimeve në rajon, rrezikon të ndez sërish Ballkanin. Revista e njohur Gjerman, Der Spigel, shkruan në një artikull se Serbia po tolerohet në mënyrë flagrante nga ndërkombëtarët.

Sipas revistës gjermane, veprimet e Beogradit dhe gjuha që përdoret nga Aleksandër Vuçiç mund t’i vërë flakën Ballkanit. Sulmi ndaj ushtarakëve të KFOR në veri të vendit, armatosja nga Kina dhe mos sanksionimi i Rusisë, janë zhvillime duhet të kishin tjetër sjellje nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Media gjermane shkruan se është e pakuptueshme se si me gjithë këto probleme, një pjesë e diplomacisë perëndimore e shikon Vuçiçin si një faktor stabiliteti. Në artikull përmendet dhe kreu i Shërbimit Sekret serb, Aleksandër Vulin, i cili njihet si mbështetës i flaktë si Rusisë dhe një prej njerëzve që thirrjet nacionaliste kundër popujve të tjerë të rajonit i ka deklaruar rregullisht në fushatë elektorale. Vuli flet për ‘botën serbe’ njëlloj siç Vladimir Putin flet për ‘botën ruse’.

Sipas medias gjermane, kreu i shërbimit sekret thotë shpesh në publik atë që nuk mund ta thotë Aleksandër Vuçiç.

Në shkrimin e Revistës gjermane kritikohet dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit ka reaguar në nivelin e duhur, gjatë një takimi ku Vuçiç pretendon se populli serb në Kosovë i është nënshtruar “përndjekjes më të tmerrshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026