Grupimi Demokratët Euroatlantikë ka reaguar pas mospranimit nga Gjykata e Lartë të kërkesës të Enkelejd Alibeajt për pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PS, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë.
Në reagim thuhet se Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Demokratët Euroatlantikë për vendimin e Apelit për vulën e PD.
Po ashtu në reagim thuhet se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë bërë Pazar kundër drejtësisë për vulën e PD.
Reagim i Demokratëve Euroatlantikë:
Duke ndjekur zellin e disa mediave për të raportuar në mënyrë krejt të pasaktë dhe keqdashëse mospranimin e kërkesës për pezullim nga Gjykata e Lartë, sqarojmë se:
Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit.
Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë.
Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë!
LEXONI GJITHASHTU:
- Apeli i dha Berishës vulën e PD, GjL refuzon kërkesën e Alibeaj për pezullim
- BE refuzon kërkesën e Kievit për të trajnuar trupa brenda Ukrainës