Vulin jep dorëheqje nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë
Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Vulini nëpërmjet një komunikate.
“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe.
Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.
Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane.
Sipas Thesarit, Vullin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në një njoftim mw 3 nëntor, Vulin tha se presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.
“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.
“Nëse biem dakord ta bëjmë këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga Perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në që nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund as për drejtësinë sociale”, u tha në njoftimin e Vulinit.
Ai tha se sanksionet e vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dëshmi e “luftës time të vazhdueshme për unitetin e serbëve”.
“Por, vendosja e sanksioneve kundër Serbisë, për të cilat do të përdorej udhëheqja nga ana ime e BIA-s, do të ishte provë e egoizmit nga ana ime”, shtoi ai.
Ish-drejtori i BIA-s deklaroi se treguesi i parë i korrektësisë së vendimit të tij do të jenë “deklaratat hipokrite të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së në të cilat ata do të betohen se nuk kanë dashur as të vendosin ndëshkime dhe sanksione ndaj nesh”.
SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë për shkak të Aleksandar Vulinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja