Walker këtë javë në Milano, Dortmund e Inter synojnë Grealish
Prej ditësh, Milani vijon tratativat me Mançester Sitin për afrimin e mbrojtësit Kyle Walker, me britanikun që këtë javë do të zbarkojë në Milano. Po ashtu, rivalët zikaltër, Interi, kanë shprehur interes për Jack Grealish.
Kyle Walker po sheh gjithnjë e më shumë largimin nga Etihad, ku marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Guardiola bëjnë që britaniku të ketë vëmendjen nga mundësitë e tjera. Prej javësh, Milani është ekipi që ka vijuar tratativat me qytetarët për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe duket se një akord paraprak është arritur. 34-vjeçari nga Sheffield do të mbërrijë në Milano këtë javë, ku do t’i bashkohet kuqezinjve pas testeve mjekësore.
Me afrimin e tij, trajneri Conceicao do të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu siç ka bërë edhe me Hernandez në anën tjetër. Lëvizjet në aksin Manchester-Milano nuk përfundojnë këtu, pasi Interi po shikon mundësinë për të sjellë Jack Grealish. 29-vjeçari është në një krizë me trajnerin Guardiola dhe ka luajtur si titullar vetëm 11 nga 20 ndeshjet ku është aktivizuar këtë sezon. Interi është në garë me Dortmundin për të siguruar shërbimet e tij.
Grealish ka fituar 3 tituj kampionë dhe një Ligë të Kampionëve me Manchester Cityn. Ndërkohë, lëvizja më e madhe e merkatos dimërore deri tani ka qenë kalimi i Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arbër Hoxha drejt seria A? Sulmuesi kuqezi në radarët e Leçes për merkaton e dimrit
- Ismajli në qendër të merkatos: Empoli gati ofertën, mbrojtësi kërkon të largohet
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës