“Wanderlust in Albania”, Shqipëria turistike në një konkurs ndërkombëtar

13 Dhjetor 2023 | 18:14

Në Pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmja gala e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove më të bukura promovuese për Shqipërinë Turistike, në vitin më spektakolar të turizmit.

687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë ishin pjesëmarrës te “ËANDERLUST IN ALBANIA”.

Juria ndërkombëtare kishte përzgjedhur 300 fotografitë më të mira dhe 100 video Reels.

Juria e Konkursit të ndarë në 11 tema shpalli 2 fitues foto dhe 1 për video reels për secilën kategori.

Të magjepsur pas Shqipërisë dhe me një dëshirë të fortë për të vizituar dhe fotografuar çdo cep të saj, të gjithë artistët përcollën nëpërmjet imazheve e tyre nga Shqipëria, për të zbuluar dhe përjetuar së bashku një udhëtim magjepsës drejt bukurive shqiptare të bregdetit, të maleve, qyteteve, trashëgimisë kulturore, kulinarisë e siteve arkeologjike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026