Xhaçka në OKB: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë

27 Prill 2022 | 22:40

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB tha se ‘bota duhet të dëgjojë atë që po ndodh në Ukrainë’.

Mbledhja e mbajtur në Këshillin e Sigurimit ishte takim për llogaridhënien në Ukrainë, i organizuar nga Shqipëria dhe Franca.

Xhaçka tha se deri tani Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ‘dokumentuar mbi 8 mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë’.

Ministrja e Jashtme tha se lufta rikujton atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës në 1999, ku u vranë njerëz të pafajshëm.

Ajo tha se si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Shqipëria nuk e bën këtë vetëm për shkak të asaj që ka ndodhur në Kosovë por për faktin se ‘bota ka detyrimin të bëjë drejtësi për njerëzit në Ukrainë’.

Lufta në Ukrainë tha Xhaçka tregon se bota ende nuk ka rrugë efektive për të ndaluar ngjarje të tilla.

Ministrja shtoi se Rusia si vende anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duhej të ishte mbrojtëse e ligjit ndërkombëtare.

“Rusia ka kryer krime të paimagjinueshme”, tha Xhaçka duke kërkuar që të gjitha vendet ta dënojnë veprimin e Moskës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026