Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

16 Qershor 2025 | 17:07

Granit Xhaka pritet të prezantohet si futbollist i Milanit në ditët në vijim, pasi bisedimet mes palëve kanë ecur pozitivisht.

Nismëtar i kësaj lëvizjeje ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i kuqezinjve, i cili ka zhvilluar një bisedë direkte me mesfushorin, duke i prezantuar projektin e klubit dhe duke e bindur për t’u bashkuar me skuadrën.

Megjithatë, përpara finalizimit të transferimit, duhet të arrihet një marrëveshje edhe me drejtuesit e Bayer Leverkusenit, “aspirinat”, të cilët e vlerësojnë lart 32-vjeçarin.

Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, nuk është i prirur të lejojë largimin e tij, por dëshira e Xhakës për të luajtur te një klub historik si Milani mbetet vendimtare.

Milani është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij dhe tashmë ka fituar “betejën” me lojtarin. Mbetet të binden edhe drejtuesit gjermanë.

Në këtë merkato, Milani po synon të shpenzojë me kujdes, por të afrojë lojtarë me cilësi dhe përvojë.

Pas Xhakës, në horizont është edhe Luka Modric. Sipas raportimeve, akordi me kroatin është arritur dhe ai pritet të bashkohet me kuqezinjtë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku do të marrë pjesë me Real Madridin.

Modric, tashmë 40 vjeç, pritet të jetë një element me peshë në dhomën e zhveshjes, edhe pse nuk ka si objektiv të jetë titullar i padiskutueshëm.

Për të, kjo lëvizje shihet si një sfidë e fundit në elitën e futbollit evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026