Xheni Karaj: Jap shpirtin dhe gjakun për partneren time, jam sulmuar në 8 vite
Aktivistja e LGBT+, Xheni Karaj ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një lajmi i cili qarkulloi ditën e djeshme ku flitej se Kisha Katolike mund të jetë duke sinjalizuar pranimin e martesave mes çifteve brenda të njëjtës gjini.
Duke debatuar me pastorin Paulin Vilajeti, i cili tha se kisha nuk i takon as pastorit dhe as papës, por e ka sjellë Krishti dhe askush nuk mund ta shkatërroj atë. Ai tha se në Kishë njerëzit shkojnë që perëndia t’i çlirojë njerëzit nga mëkatet që kanë.
Një krahasim që ai bëri duke thënë se njerëzit mund të praktikojnë edhe zoofili, por nuk mund ta quajnë atë dashuri, bëri që aktivistja të reagonte me tone të ashpra duke thënë se askush nuk duhet të flasë për marrëdhënien e saj me partneren e saj.
“Unë kam 8 vite që investoj në marrëdhënien time që jap shpirtin, jap gjakun, e respektoj, e dashuroj marrëdhënien time. E kam ngritur me mund marrëdhënien time, me sakrifica, jam sulmuar tre herë në rrugë me marrëdhënien time. Ti dhe askush tjetër nuk keni asnjë lloj të drejte të më thoni që marrëdhënia juaj është më pak se marrëdhënia jonë, jo nuk keni vend në kish se po të vini ju në kishë do bëhen të tjerët si ju. Nuk janë mesazhet e zotit këto janë mesazhet tuaja”,-tha Xhani Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve