Ylli Gurra, 3 ditë në Turqi për donacione dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka udhëtuar vullnetarisht drejt Turqisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit.
Në një lidhje live nga Malatya për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gurra i cili në krah mbante flamurin shqiptar, tha se po shpërndajnë ndihma ushqimore dhe rroba nëpër çadrat ku po strehohen të prekurit
Nga autobusi me të cilin po udhëtonte për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti, tha se së bashku me vëllanë e tij dhe disa shqiptarë të tjerë kanë mbledhur rreth 15 mijë euro, të cilat do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve turq.
“Sapo jemi nisur nga Malatya për të dërguar ndihma në një zonë këtu afër. Kam ardhur të hënën në darkë në mënyrë vullnetare. Në koordinim dhe me strukturat jemi përpjekur që të bëjmë shpërndarjen e disa pakova dhe ndihmave. Shumica e qytetarëve të dëmtuar janë vendosur në çadra. Kanë qenë 1 milion banorë, qyteti është shkatërruar. Jam së bashku me vëllanë tim dhe kemi mbledhur një shumë modeste prej 15 mijë eurosh. Po shpërndajmë pako të ndryshme, ndërsa shumë njerëz kanë dhënë ndihma dhe në para.
Në këto zona nuk janë vetëm turq, ka dhe nga Kazakistani, Afganistani. Ne kemi blerë ushqimore, rroba. Gjithashtu dhe për fëmijët, kemi blerë libra, ushqime dhe lodra”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit