Ylli Manjani: Rama i gabuar, Albin Kurti kapedan, e admiroj atë njeri

28 Shtator 2023 | 22:21

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se, Shqipëria e ka parë gjithmonë Kosovën si pjesë të politikës së jashtëm, gjë që është theksuar me qeverisjen e Edi Ramës.

Sipas tij, kjo është një qasje e gabuar, pasi Kosova nuk është politikë e jashtme, është politikë e Shqipërisë.

“Rama është shumë konseguent dhe i sinqertë me veten e vet, ka një qëndrim konstant lidhur me këtë çështje, për fatin keq ka një qasje politike të kahershme në Shqipëri që Kosovën e shohim si pjesë të politikës së jashtme dhe ne këtej flasim herë si OSBE herë si NATO. Ndërkohë, harrojmë të bëjmë punën themelore që nëse ka një debat Kosova me dikë tjetër ne duhet të jemi padiskutim Kosova, kjo nuk ka ndodhur. Më e thjeshta duhet të kishte qenë kjo; nëse ka një problem ndërkombëtar Kosova, kapedani i Kosovës është kryeministri i Kosovës, na pëlqen apo jo, kjo duhet të ishte qasja jonë. Për mua qëndrimi i Ramës është i gabuar se Kosova nuk është politikë e jashtme, është politikë e Shqipërisë”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026