Zaçaj: Organet e ngarkuara në zbatimin e vendimeve të sillen në mënyrë kushtetuese

29 Mars 2024 | 19:27

Gjatë qëndrimit zyrtar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në SH.B.A., Kryetarja e kësaj Gjykate znj.Holta Zaçaj dha një intervistë për Zërin e Amerikës ku bëri një përmbledhje të shkurtër të qëllimit të takimeve të zhvilluara me disa nga personalitetet me të larta të drejtësisë në Washington D. C, SH.B.A, rolit të Gjykatës Kushtetuese, marrëdhëniet me parlamentin dhe sfidat me të cilat kjo Gjykatë po ndeshet.

Disa nga zyrtarët e lartë amerikan me të cilët delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zhvilloi takime ishin Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, Bruce Swartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, znj.Yuri Kim.

Në këtë intervistë, Kryetarja Zaçaj pohoi se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë në Washington D.C., u trajtuan çështjet më të rëndësishme  dhe aktuale të gjyqësorit dhe drejtësisë shqiptare dhe u fol veçanërisht për rëndësinë që Gjykata Kushtetuese ka  në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.

E pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës Kejda Kostreci në lidhje me kritikat e opozitës për vendimarrjen e çështjes Rama Meloni, Kryetarja e Kushtetueses u shpreh se palët e pakënaqura kanë të drejtën e tyre të kriticizmit si e drejtë e lirisë së shprehjes, çka i mundëson të gjithë aktorët të japin mendimin e tyre.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen pas ardhjes së Sekretarit te  Shtetit Blinken në vendin tonë ku nëpërmjet një postimi në twitter pohoi se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE dhe duke përgëzuar drejtuesit e reformës në drejtësi në progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026