Zaev asnjë hap pas: Ndryshimi i modelit zgjedhor nuk i shtyn zgjedhjet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev rikonfirmoi se zgjedhjet në vend do të mbahen në datën e paracaktuar, më 12 prill, pavarësisht nëse arrihet apo jo ndryshimi në reformën zgjedhore.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta presë VMRO/DPMNE-në dhe BDI-në që të reflektojnë dhe pranojnë idenë për një njësi zgjedhore, kryeministri maqedonas u bëri thirrje dy partive që të bëhen pjesë e debatit. Zaev tha më tej së modeli i një njësie zgjedhore do ta dëmtonte shumë partinë e tij në aspektin e numrave, por shtoi se ai është i gatshëm për sakrificë për hir të demokracisë.
“Nuk ka arsye për shtyrje. Edhe kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tha se janë të gatshëm. Ne e dimë se si parti e parë do të humbim shumë, por do të fitojnë partitë më të vogla, bashkësitë më të vogla etnike. Ky është një hap tjetër drejt demokratizimit” , – deklaroi Zaev.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit