Zaev komenton shqetësimin e shqiptarëve në RMV mbi sistemin e drejtësisë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se shmangia dhe ngadalësimi i proceseve nga BE, krijon hapësirë për “non-paper” e strategji, të cilat nuk do t’i donin qytetarët.
“Evropa duhet ta mbajë motivimin dhe të bëjë hapa konkrete në pajtueshmëri me meritat tona, nëse ne bëjmë edhe Evropa duhet të bëjë. Porosia e parë është që ajo të vazhdojë proceset, pasi menjëherë zhvillohen punë, diskutime, siç janë kufijtë e rinj etnikë, kufij të rinj të shtetit dhe këtë e dinë edhe fëmijët se vetëm me armë bëhet. Evropa është e obliguar të na mbajë të motivuar, që të vazhdojmë drejt rrugës tonë evropiane,” tha kryeministri Zaev.
Kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev u shpreh se ndihej i shqetësuar nga tendencat nacionaliste dhe shoviniste të grupeve të caktuara brenda Ballkanit dhe këtë e ka ndjerë gjatë viteve.
“Jam i shqetësuar pasi ndër edhe vite kur i zgjidhnim këto probleme, tipike, si “Marrëveshja e Prespës”, “Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, e gjithë kjo pasohej edhe me kërcënime për jetën, për mua, për politikanët rreth meje, për fëmijët tanë dhe kjo vazhdon deri më sot. Nacionalizmi dhe shovinizmi ndodhet gjithandej në botë, por në Ballkan është i dukshëm. Prandaj nuk duhet ta ushqejmë që të jetësohet, prandaj nacionalizmi i tillë vërtet i shkatërron perspektivat e të rinjve, të gjeneratave të ardhshme”- shprehet kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Gjatë intervistës kryeministri Zaev u shpreh se beson në bashkëpunimin rajonal dhe e sheh si një proces që do ndihmojë në integrimin e rajonit në BE.
“Si politikan dhe si njeri besoj shumë në bashkëpunimin rajonal, por e besoj si një proces që ndihmues drejt integrimit të gjithë rajonit në BE. Disa e quajnë “mini-shengen”, disa e quajnë rritje të bashkëpunimit rajonal, sido që të jetë, ajo është e përputhshme me integrimin tonë në BE, pasi vetë rajoni integrohet, përforcohet ekonomikisht dhe do të integrohemi më lehtë në BE”, shtoi ai.
Duke marrë shembull rastin e Maqedonisë së Veriut me Greqinë, kryeministri inkurajoi politikanët e Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje gjatë dialogut.
“Besoj që liderët e Beogradit dhe Prishtinës do ta gjejnë zgjidhjen e vërtetë, dua t’i inkurajoj të gjejnë zgjidhje. Rasti im tregoi se pas asaj madje fitohet në zgjedhje. Ne si Maqedoni e Veriut do ta mbështesim çfarëdo zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që merren vesh liderët që garanton paqe, perspektivë evropiane, pranim të ndërsjellë, ndihmë, mirëkuptim i të gjitha bashkësive që jetojnë në njërën ose në tjetrin vend”-tha ai.
Për shqetësimin e shqiptarëve për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, z. Zaev u shpreh se besimi nuk është kthyer deri në fund.
“Një pjesë e vendimeve të gjykatës janë përsëritur, por vetëm po rritet besimi ndaj sistemit gjyqësor, se sistemi u shërben në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve, mund të ketë përparësi dhe mangësi, por duhet të jetë i barabartë me të gjithë dhe të ndajë drejtësi të barabartë për të gjithë”- përfundoi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve