Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania u shpreh se ndihet krenar që ka mundur të krijojë në vendin e tij konceptin e shoqërisë gjithëpërfshirëse, multietnike, ndërsa theksoi se është i nderuar si politikani i parë maqedonas që votohet nga 40 mijë shqiptarë.
Zaev theksoi se sfida e tij e më e madhe në të ardhmen e afërt është rritja e standardit të jetesës, në mënyrë që njerëzit të motivohen që të jetojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe jo të largohen prej andej.
Z. Kryeministër, ju shprehni krenari të madhe kur bëhet fjalë për kulturën multietnike që po vini në jetë në vendin tuaj, të cilën ju e keni përmirësuar radikalisht. Tani që po shkoni drejt zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në muajin prill, cila do të jetë pikë juaj më e fortë në përmirësimin e marrëdhënieve etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë këtu?
Unë personalisht, partia ku bëj pjesë dhe kabineti im qeveritar kemi investuar shumë në vënien në jetë të konceptit ”shoqëri gjithëpërfshirëse” në shoqëri tonë multietnike, në miqësitë brenda vendit, në krijimin e vëllazërisë brenda vendit dhe tani ne do të marrim shpërblimin për këtë. Ne kemi rrezikuar shumë, kam plagët e mia në lidhje me këtë, kam humbur shumë vota nga votuesit maqedonas sepse ata nuk besonin se ishte e mundur. Është më e përshtatshme kështu, askush nuk humbet kur të tjerët fitojnë të drejtat e tyre, si përdorimi i gjuhës, sigurimi social apo shëndetësor. Tani kam të drejtë të plotë të bëj koalicion para-zgjedhor apo koalicion pas-zgjedhor, dhe sido që të jetë zgjedhja ime, ajo do më sjellë mbështetje më të madhe.
Meqë po flisnim për koalicionet parazgjedhore, a po e konsideroni mundësinë e një koalicionin parazgjedhor me partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, me të cilin momentalisht bashkëqeverisni?
E kam bërë një gjë të tillë dy herë deri më sot. Së pari, dua të them se është një nder i madh për mua që kam marrë më shumë se 40 000 vota nga votuesish shqiptarë, të cilët më votuan mua direkt, partinë time. Jam politikani i parë maqedonas që e ka arritur këtë dhe jam shumë krenar.
Dhe po synoni të rrisni numrat besoj?
Sigurisht. Ne politikanët luftojmë për vota, për të qëndruar në pushtet, në politikë. Pas atij momenti, ne hymë në zgjedhje vendore si koalicion. Dhe në atë kohë pati një situatë unike ku shqiptarët votuan për maqedonasit, maqedonasit për shqiptarët, boshnjakët për turqit dhe serbët për shqiptarët. Ne shkuam më tutje, vumë një kandidat për president pas të cilin qëndronte një koalicion i 31 etnive të ndryshme dhe ai fitoi zgjedhjet me më shumë se 77 000 vota epërsi. Ne jemi krenarë për këtë fakt (që presidentin e zgjodhëm të gjithë). Tani ai është president i të gjithëve dhe ndihet përgjegjës para të gjithëve, jo ndaj koalicioneve të caktuara mbi apo nën tavolinë. Tani thjesht duhet të ecim më tutje.
Dhe pyetja ime përfundimtare.
Kjo s’do të thotë se unë kam marrë një vendim se me cilën parti shqiptare, boshnjake etj., do të shkoj në koalicion parazgjedhor, unë jam i hapur për të gjithë. Sigurisht që partia do të bëjë analiza dhe kjo është edhe garancia jonë për të fituar zgjedhjet. Ndonjëherë politikanët nuk kanë kurajë për të marrë vendime, sepse kanë frikë nga vlerësimet, pikët. Ne kemi guximin e mjaftueshëm për këtë, të ecim përpara, për vendin tim, për rajonin dhe për vlerat europiane. Por gjithmonë duke lënë hapësira për planet tona të ardhshme, lidhjet tona me votuesit dhe që të marrim sa më shumë mbështetje në të ardhmen.
Dhe pyetja ime e fundit. Në të ardhmen e afërt, cila është sfida juaj personale më e madhe?
Ekonomia, ndryshimi i emrit, marrëveshja me Bullgarinë, Shoqëri gjithëpërfshirëse, sistem më i mirë shëndetësor, sistem më i mirë arsimor, në fund të ditës vijnë si rezultat (sfida mbetet rritja e standardit të jetesës), i ekonomisë. Sigurisht që çështjet e tjera janë të rëndësishme, por na duhet ta mbajmë fokusin tonë këtu. Të arrijmë t’i motivojmë familjet për të qëndruar këtu dhe t’i demotivojmë për t’u larguar, sepse në vendet e Europës Perëndimore ata mund të pasurohen, por nuk do të kenë të njëjtat sfida. Nuk do të ndihen si në shtëpi dhe nuk do të kenë sfida. Njerëzit tanë kanë nevojë për sfida, në rajon ne kemi plot, në përmirësimin e standardit të jetesës, në transformimin e plotë. Ata duhet të jetojnë këtu. Nëse ne u ofrojmë kushte më të mira, rroga normale jo si në Zvicër, por për nivelet tona rroga normale do ishte 700-750 euro për të pasur një jetë normale këtu. Por ata kanë nevojë për drejtësi, sundim të ligjit, sistem më të mirë shëndetësor, kanë nevojë për një sistem më të mirë arsimor që do të përgatisë brezat e ardhshëm për tregun e punës. Shumë gjëra kanë ndryshuar deri tani dhe do të ndryshojnë, këto janë sfida të vlefshme. Nëse ne të gjithë bashkëpunojmë, do të kemi zhvillime të mëdha
Pra ju jeni akoma në fillimet e karrierës suaj?
Tani jam vetëm në gjendje të përgatis veten për të ardhmen. Sepse deri tani thjesht kam trajnuar veten, tani jam gati t’i përvishem punës.
Zoti Kryeministër, ishte kënaqësi e veçantë t’ju kisha në emisionin tim. Shumë faleminderit për kohën tuaj.
Ishte kënaqësia ime të jem pjesë e këtij emisioni dhe përshëndetjet e mia të përzemërta për të gjitha.