Zaev në bisedime me Alternativën për zgjerimin e koalcionit qeverisës

18 Nëntor 2021 | 16:45

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga deklarimi për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe dështimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Maqedonia e Veriut është ende në ‘status quo’ politike.

Kryeministri Zoran Zaev po tenton që të zgjerojë Qeverinë aktuale me deputetë shtesë pasi për momentin ka vetëm 60 që nuk mjaftojnë për kalimin e ligjeve, ndërsa VMRO-DPMNE dhe blloku opozitar po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LSDM ka dërguar sinjale se po negocion me Alternativën e Afrim Gashit për të hyrë në Qeveri, parti e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit opozitar.

Më 31 tetor, pas rezultatit të dobët në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku humbi edhe Shkupin, Zaev deklaroi dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM.

Kjo gjë u konsiderua nga opozita por edhe analistë si një “lëvizje taktike” e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026