Zaev paralajmëron rishikim të koalicionit me BDI-në pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

14 Dhjetor 2019 | 17:30

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se do të rishikojë koalicionin me partinë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pasi kjo e fundit dorëzoi mbi 6 mijë amendamente për të bllokuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që Maqedonia e Veriut  të bëhej një njësi zgjedhore  e vetme.

Kryeministri Zaev thotë se këtë akt të partnerit të koalicionit po e shqyrtojnë brenda organeve të partisë së tij, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, dhe se gjatë javës do të dalin me vendimin nëse do të prishet ose jo koalicioni me BDI-në.

“Do të flasim me partnerët e koalicionit dhe ti shohim shpjegimet. Por siç thashë edhe dje, ky është një mesazh shumë i palogjikshëm nga partneri jonë. Ne kemi folur se përse është e nevojshme një njësi zgjedhore. Nuk guxojmë të mos e dëgjojmë edhe zërin e partive më të vogla. Këto amendamente janë sinjal se duan ta bllokojnë procesin. Kështu bllokohet demokracia në procesin e vendimmarrjes”.

Por zv. Kryeministri Bujar Osmani as që e vë në pikëpyetje koalicionin.

Sipas tij, ekzistojnë argumente të mjaftueshme se një njësi zgjedhore dëmton më së shumti shqiptarët, pasi rrezikojnë të humbin dy deputetë.

“Sigurisht se këtyre ditëve do të ketë takime, biseda. Ne do ti prezantojmë këto argumente. Kjo çështje nuk duhet të vendoset në kontekst të raporteve ndërpartiake qoftë me opozitën qoftë me partnerin e koalicionit. Kjo është çështje parimore e qëndrimit tonë karshi një njësie zgjedhore dhe modelit zgjedhor, dhe interesit shqiptar këtu”.

Partitë më të vogla mendohet se përfitojnë më shumë nga një njësi e vetme zgjedhore, ndërsa më së shumti humbin LSDM-ja, VMRO-ja dhe BDI-ja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026