“Zaev u largua nga ndërkombëtarët, frikë nga një fitore e thellë e VMRO-DPMNE”, shprehet analisti

29 Nëntor 2021 | 22:36

Mersel Bilalli, profesor i Shkencave Politike thotë se në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, sa u takon partive maqedonase pati një fitore të opozitës, kurse në partitë shqiptare, opozita mori rezultat të dobët.

Sipas tij në kushte normale, zgjedhjet lokale nuk duhet të ngatërrohen me zgjedhjet parlamentare por realiteti në RMV flet ndryshe pasi fituesit pretendojnë se “LSDM ka humbur legjitimitetin”.

Profesor Bialli thotë se “faktori ndërkombëtar është përcaktues” dhe ata kanë çuar “sinjale të padukshme se kryeministri duhet të largohet”.

“Faktori ndërkombëtar ka çuar sinjale të padukshme se kryeministri duhet të shkojë sepse realisht mund të ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare – që mund të ndodhin jo shumë lart – të krijohet një shumicë e VMRO-DPMN”, deklaroi ai.

Kjo shtoi z. Bilalli do të zhvlerësonte faktori shqiptar dhe kjo gjë ka ndodhur edhe në të kaluarën kur Nikolla Gruevski fitonte më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament.

Por, ai thekson se “faktori ndërkombëtar nuk ka bindjen se VMRO-DPMNE është pastruar nga elementi lindor”.

Profesori i Shkencave Politika tha se kjo forcë politike lindi si parti pro perëndimore dhe me orientim pro bullgar.

Por me ndryshimin e liderit të parë mori një orientim pro serbe dhe orientale dhe integrimi euroatlantik mbeti një çështje formale.

Gjithashtu, z. Bilalli tha se gjatë drejtimit nga Gruevski pati dhe një nacionalizëm kundër shqiptarëve, kurse lideri aktual Mickovski po dëshmon një  sjelle tjetër duke iu larguar nacionalizmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026