Zanati në zhdukje i tornitorit, 70-vjeçari në Elbasan ndan eksperiencën 50-vjeçare

16 Tetor 2024 | 17:44

Evoluimi i teknologjisë vitet e fundit ka bërë që shumë zanate të zëvendësohen dhe si pasojë dhe shumë persona të mbeten pa punë. Por ka edhe zanate që vijojnë t’i mbijetojnë ditëve të sotme. Në Librazhd jeton e punon prej vitesh si tornitor Faik Shkalla.

Edhe pse ka mbushur plot 70 vjeç, Faiku ka mbi 50 vite eksperiencë në këtë zanat dhe vijon të punojë me të njëjtin pasion.

“Unë kam filluar punë në 1971. Kam bërë shkollën për këtë dhe vazhdoj punën. Kam punuar në SMT, në atë kohë. Si është të punosh një jetë me hekura? Është gjallërie e madhe, kënaqësi që ta njohësh këtë zanat të punosh. Çdo punë ka vështirësinë e vet, ka gjëra të imta gjëra që kërkojnë punë. Për atë që e ka në shpirt nuk është e vështirë hiç fare, ai që di dhe do ta punoj”,-tha Faik Shkalla.

Në punishten e tij klientët janë të shumtë, madje nga e gjithë Shqipëria. Duart e Faikun janë të arta për ta, pasi gjithmonë marrin atë që kërkojnë.

Por Faiku e ka një brengë. Këtë zanat ai ja mësoi dhe fëmijëve, por ata tashmë kanë emigruar.

“E kam trashëguar por nuk janë këtu, janë larguar, por dinë të punojnë. E ka bërë mërgimi jo se nuk kanë dash ata, mërgimi i largojë”,-u shpreh tornitori.

Madje tornitori i vetëm i zonës së Librazhdit tregon me keqardhje që asnjë I ri nuk interesohet ta mësojë këtë zanat.

“Deri tani nuk kam dëgjuar. Më vjen keq që nuk kanë qejf te rinjtë ti futen një profili të tillë.  Këtu vjen lloj-lloj pune kjo i bën të gjitha, nuk le punë pa bërë vetëm po nuk more vesh si zanatçi që je. Teknologjia nuk na ka prish punë, vijnë riparojnë edhe te vjetra dhe të reja”,-tha tornitori.

Faiku tregon se më këtë zanat rriti dhe shkolloi fëmijët. Një pjesë e shokëve të tij kanë hequr dorë nga ky zanat, ndërsa Faiku tregon se do punojë deri në frymën e fundit, pavarësisht se mbi supë I rëndojnë vitet e jetës.  Më parë në Elbasan tornitorët ishin me dhjetëra, ndërsa sot numërohen me gishtat e njërës dorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026