Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë

10 Tetor 2023 | 11:57

Euronews Albania ka siguruar agjendën e Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Pritja do të bëhet në orën 11:00 nga kryeministri Edi Rama tek Piramida, vendi ku do të mbahet Samiti.

Hapja e samitit do të bëhet në orën 11.30, ku do te flasin fillimisht kryeministri Edi Rama, më pas kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e më pas presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Më pas do të ketë dy sesione që lidhen me integrimin e tregut rajonal dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 17.30 nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit profesional.

Në orën 17.45 do të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në orën 18.00 do të mbahet ceremonia e hapjes së plotë të Piramidës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026