Zbardhet kërkesa e Metës për lirimin nga qelia, gjyqtari që do ta shqyrtojë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 20 qershor për zhvillimin e seancës gjyqësore në lidhje me kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca do të mbahet në orën 11:30 dhe do të drejtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çaça.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë sigurie më të butë. Avokatët e tij argumentojnë se janë shkelur afatet procedurale, pasi kanë kaluar mbi tetë muaj nga vendosja e masës pa u paraqitur ndonjë informacion dy mujor nga SPAK, siç parashikohet nga ligji.
Në kërkesën e depozituar pranë gjykatës, mbrojtja e Metës ka përfshirë edhe disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke përmendur raste analoge, përfshirë edhe çështjen “Gëllçi”, si precedentë për interpretimin e të drejtave të të paraburgosurve dhe afateve të qëndrimit në paraburgim.
Gjykata pritet të shqyrtojë nëse janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin ose ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet
- Iu zgjatën hetimet me 6 muaj, Ilir Meta reagon nga burgu: Do dal më i fortë
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)