Zbardhet pasuria e Alda Klosit në ILDKPI, në llogaritë bankare vetëm paga

11 Janar 2023 | 15:05

Paratë e vjedhura dhe sendet me vlerë të Alda Klosit nuk janë deklaruar në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive. Në deklaratën e fundit të bërë në gusht të vitit 2022, ish-drejtoresha e ministrisë së Rindërtimit, nuk ka shënuar lekë cash që t’i ketë tërhequr nga llogari bankare apo nga burime të tjera.

Zyrtarja që rezulton sot me 5 banesa dhe dy troje në Tiranë dhe Lezhë, ka deklaruar në vitin 2017 blerjen e një apartamenti 72 m2 në kryeqytet me vlerë  31.400 euro. Burimi financiar për blerjen e këtij apartamenti, vjen nga një kredi e marrë në çift me bashkëshortin e saj.

Mes pasurive të deklaruara janë dhe të ardhurat 30 mijë lekë në muaj, nga qiraja e një ambienti. Pavarësisht kredive të marra dhe borxheve të deklaruara, Alda dhe Altin Klosi dalin pronarë në 2021 me kontrata dhurimi të dy apartamenteve në plazhin e Shëngjinit të Lezhës.

Gjithashtu, dy troje të familjes Ciko, ku pronare është dhe Alda Klosi, i janë dhënë për ndërtim kompanisë “2B Construction Grup”.

Në llogaritë bankare të Klosit, në bilancet nga puna, në vitin 2016, Klosi ka deklaruar një pagë mujore prej 180 mijë lekësh, si Drejtoreshë pranë Ministrisë së Financave dhe të ardhura të përafërta nga puna si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës i Shoqërisë Financiare FAF dhe Bordit të Çështjeve të Mira.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026