Zbardhet porosia e Alibeajt për hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit
Është zbardhur porosia që Enkelejd Alibeaj u ka nisur deputetëve demokratë, për ligjin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit.
Në mesazhin e dërguar Alibeaj thotë se ligji i hapjes së dosjeve ka qenë betejë për PD që nga rithemelimi i saj prandaj deputetët duhet të votojnë pro.
“Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendametet e GP te PD u morën parasysh nga PS, duke u tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre.
Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka pasur betejë që nga themelimi i saj.”- thuhet në mesazhin e Alibeajt.
Pak më parë, Alibeaj, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se hapja e plotë e dosjeve do të jetë një ndarje nga e kaluara por dhe nga tranzicioni 30-vjeçar.
Sipas tij, hapja e dosjeve duhet për të parë se kush kanë qenë punëtorët, ekzekutorët, ekspertët, drejtues burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur bukën e gojës të përditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën