Gazetari Eni Ferhati tha në “Now me Erla Mëhillin” se dyshohet se nëna e tre fëmijëve të cilët u përfshinë në vrasjen e babait të tyre Pëllumb Metës, ka pasur rolin e saj nxitës.
Sipas gazetarit kjo nxitje nga ana e nënës mund të dalë edhe nga ekspertiza e telefonit, në komunikimin që ajo ka pasur me fëmijët e saj.
“Patjetër që me ekspertizën e telefonit, zbërthimit të aparatit celular, mund të shikohen elementë edhe lidhur me rolin e nënës, për të cilin biem dakord se ka pasur rol.
Ka dyshime se nëna ka ndikuar pikërisht me anë të mesazheve, apo me forma të tjera për të nxitur fëmijët për të arritur deri në këtë pistë”,-tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari zbulon dëshmitë e shoqeve të Hygertës: Erdhi në shkollë edhe pas vrasjes
- Vrau babain| Dyshimet për abuzim, Hygerta i nënshtrohet ekzaminimit, çfarë rezultoi