English

Zbulimet më të rëndësishme mjekësore gjatë vitit 2019

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Viti 2019 do të mbahet mend gjatë për shumë zhvillime, por teksa kultura dhe politika synojnë të dominojnë të gjithë çështjet, një hapësirë duhet t’i lihet patjetër zhvillimeve më të fundit në fushën e mjekësisë, në fund të fundit bëhet fjalë për shëndetin tonë e shëndetin e të afërmve tanë.

- Advertisement -

Gjatë këtij viti shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë teknika të fuqishme mjekësore për të trajtuar sëmundje të tilla si Alzheimer, hipertensioni, autizmi, kanceri etj. Ja cilat janë disa nga arritjet që shtojnë shpresat se shumë sëmundje do të mund të kurohen.

Një kurë e mundshme për HIV-in

Kompania amerikane e terapisë së gjeneve paraqiti një kërkesë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të ShBA-së (FDA) duke kërkuar të iniciojë një gjykim për atë që beson se është një kurë e shumëpritur për HIV. HIV-i pamundëson qelizat T të personit – qelizat imune që kanë për detyrë të luftojnë virusin. Terapia, e cila aktualisht kalon me emrin AGT103-T, përfshin nxjerrjen e atyre qelizave T të dëmtuara, modifikimin gjenetik të tyre në mënyrë që të rivendosin funksionin e tyre imunitar, dhe pastaj t’i kthejnë ato tek pacienti, në mënyrë që të luftojnë kundër virusit.

Së dyti nisja e luftës kundër rrudhave

Gjatë këtij viti kërkuesit nga Universitetit Harvard kanë bërë kërkime të rëndësishme për të zbuluar rininë e përjetshme. Studiuesit u shprehën se ata kanë gjetur mënyrës sesi të ngadalësojnë plakjen duke përdorur terapinë e gjeneve për të rigjeneruar qelizat. Në studim shkencëtarët pajisën viruse me gjene të programuara për të prodhuar proteina të ndryshme të lidhura me parandalimin ose zmbrapsjen e katër sëmundjeve të lidhura me moshën: mbipesha, diabeti tip 2, sëmundja e veshkave dhe e zemrës. Ata “infektuan” minjtë me viruset, të cilët udhëzuan mëlçitë e minjve të prodhojnë proteinat e lartpërmendura dhe t’i sekretojnë ato në rrjedhën e gjakut. Rezultatet si humbja e peshës tek minjtë e trashë, ndryshimi i diabetit në minj diabetik, ulja e atrofisë së veshkave tek minjtë me fibrozë renale dhe funksioni i rritur i zemrës tek minjtë me dështim të zemrës, sugjerojnë një të ardhme ku rinia dhe jetëgjatësia janë vetëm një injeksion larg.

Ilaçi i parë për të reduktuar avancimin e Alzhaimer

Kompania mjekësore “Bioegne” njoftoi se është duke kërkuar për një ilaç të ri të quajtur Aducanumab. Terapia targeton beta amiloide, një proteinë që ndërtohet në trurin e njerëzve me sëmundjen e Alzheimerit dhe mendohet se luan një rol në çrregullim.
Në provat klinike, pacientët me Alzheimer të trajtuar me Aducanumab përjetuan memorie të përmirësuar, si dhe aftësi të shtuar për të marrë pjesë në aktivitete të përditshme, të tilla si kryerja e financave personale, kryerja e punëve shtëpiake dhe udhëtimi i pavarur jashtë shtëpisë. Nëse aprovohet, Aducanumab do të bëhej terapia e parë për të zvogëluar rënien klinike të sëmundjes së Alzheimerit dhe e para që demonstron se heqja e betës amiloide prodhon rezultate klinike pozitive për pacientët me Alzheimer.

Një terapi e re për ostoporozën

54 milion amerikanët që vuajnë nga osteoporoza ose ndryshe kocka të dobëta morën një lajm të mirë në prill kur u miratua një ilaç i ri i quajtur Evenity. Krijuar për të trajtuar osteoporozën në gratë pas menopauzës në rrezik të lartë të frakturës, ilaçi është i pari dhe i vetmi në llojin e tij. Ky ilaç jo vetëm që zvogëlon humbjen e kockave, por gjithashtu mund të ndihmojë në ndërtimin e kockave të reja.

Inhalatori i parë digjital në botë

Në rast të një sulmi të astmës, inhalatorët mund të shpëtojnë, por vetëm nëse ato përdoren si duhet. “Teva Pharmaceuticals” ka krijuar atë që thotë se është inhalatori i parë dhe i vetëm digjital në botë me sensorë të integruar që lidhen me një aplikacion mobil, në mënyrë që të sigurojë informacionin e duhur të përdorimit për njerëzit me astmë. Pajisja, e quajtur ProAir Digihaler, mori miratimin në dhjetor 2018 dhe është në dispozicion prej 2019-ës. Sa herë që një pacient e përdor atë, pajisja mat dhe regjistron të dhënat që mund të përdoren për të siguruar përdorimin e duhur të inhalatorit.

Një medikament shpresëdhënës kundër kancerit të prostatës

Në takimin vjetor të 2019 zhvilluar nga mjekët onkologë amerikanë kërkuesit prezantuan rezultat e një trajtimi klinik ku ata kishin studiuar efektet e ilaçit olaparib tek meshkujt me kancer të prostatës. Ilaçi targeton një enzimë të cilën qelizat kancerogjene kanë nevojë që të shtohen. Rezultati tregoi se ilaçi i përdorur tashmë për kancerin në gjoks dhe vezore vonoi përparimin e kancerit të prostatës në 80 për qind të burrave me një lloj specifik mutacioni.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm në fushën mjekësore është edhe zbulimi i një testi gjaku për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet kancerogjene më të përhapura tek gratë. Deri më tani përmes Baptestit gratë mund të zbulonin nëse janë të prekura apo jo. Fatmirësisht një grup shkencëtarësh nga Britania kanë gjetur një test gjaku që mund të zbulojë sëmundjen. Sipas studiuesve të Universitet Notingham testi i gjakut mund të gjurmojë kancerin e gjirit 5 vite përpara se të nisin simptomat.

Një trajtim i ri për fibrozën cistike është një tjetër zhvillim mjekësor i këtij viti

Kompania amerikane FDA aprovoi një medikament të ri për fibrozën cistike e cila është një çrregullim i trashëguar që shkakton dëme të rënda për mushkëritë dhe sistemin e tretjes. Ilaçi quhet Trikafta dhe targeton disa mutacione të gjeneve që janë përgjegjëse për 90% të rasteve me fibrozë. Tek njerëzit me këto mutacione trupi prodhon një proteinë që është burim për fibrozën cistike. Trikafta ndihmon funksionimin e proteinës së dëmtuar në mënyrë që të lehtësojë simptomat e fibrozës cistike. Për më shumë se 30,000 njerëz që jetojnë me fibrozë cistike në ShBA, Trikafta është ilaçi i parë që mund të trajtojë shkakun themelor të sëmundjes.

2019 do të mbahet mend edhe për krijimin e zemrës së parë të printuar në 3D

Në shtator, “BIOLIFE4D” u bë kompania e parë amerikane që printoi ne 3D zemrën e një njeriu me strukturën e saktë të një zemre me madhësi të plotë dhe shumë prej funksioneve të njëjta. Është një piketë kryesore drejt qëllimit përfundimtar të kompanisë: printimin e zemrave njerëzore me madhësi të plotë që mund të përdoren nga kirurgët në transplante dhe nga ndërmarrjet farmaceutike për testime më të shpejtë të terapive të reja kardiake.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?