Zbulohet plani për ndërtimin e Gazës, kush largohet nga vendi merr 5 mijë dollarë

31 Gusht 2025 | 20:03

Një dokument strategjik 38-faqësh i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë” po qarkullon në qarqet e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas burimeve nga Washington Post, plani paraqet një vizion të ri për të ardhmen e Rripit të Gazës pas konfliktit, përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë amerikane për të menaxhuar dhe rindërtuar zonën për një periudhë prej të paktën dhjetë vitesh.

Plani është hartuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, por që ka ngjallur debat për shkak të qëndrimeve të saj kontroverse. Ai përfshin propozime për zhvendosjen e përkohshme të banorëve palestinezë gjatë procesit të rindërtimit dhe transformimin e Gazës në një qendër industriale dhe turistike në Mesdhe.

Sipas dokumentit, banorëve palestinezë do t’u ofrohet largimi “vullnetar”, ose në vende të tjera, ose në zona të kufizuara brenda vetë Gazës, ndërsa ndërtohen infrastruktura të reja. Për ata që pranojnë të largohen, parashikohen 5,000 dollarë ndihmë direkte, subvencione për qira për katër vite dhe ndihmë ushqimore për një vit.

Gjithashtu, pronarëve të tokës do t’u jepet një “kupon digjital” në këmbim të së drejtës për të rindërtuar pronat, me synim krijimin e një baze të re ekonomike për enklavën.

Plani, i emërtuar zyrtarisht si “Trusti për Rindërtimin, Përshpejtimin Ekonomik dhe Transformimin e Gazës” (i njohur si Trusti i MADH), përmban sloganin: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik.”

Ndërkohë, reagimet kanë qenë të ashpra. Grupi Reuters kishte raportuar më parë për ndërtimin e zonave të përkohshme humanitare brenda dhe jashtë Gazës. Në një deklaratë publike më 4 shkurt, Presidenti Trump theksoi nevojën që SHBA të “marrë nën kontroll” Gazën, për ta shndërruar në një vend të zhvilluar dhe të sigurt, duke e përshkruar si një potencial “rivierë të Lindjes së Mesme”. Këto komente kanë shkaktuar zemërim mes palestinezëve dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, që i frikësohen një zhvendosjeje të detyruar të popullsisë.

Paralelisht, situata në terren mbetet e tensionuar. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme intensive në periferi të qytetit të Gazës gjatë fundjavës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe zhvendosje të reja të banorëve. Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është mbledhur për të shqyrtuar një plan për marrjen nën kontroll të plotë të qytetit të Gazës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm me dronë detarë një nëndetëse dhe bazën ushtarake në Iran (VIDEO)

Ushtria amerikane tha se forcat e saj goditën një nëndetëse dhe një strukturë mirëmbajtjeje anijesh gjatë sulmeve ndaj Iranit të dielën. Në një deklaratë në...
17:12 | 13/07/2026

Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams

Autoritetet në Afrikë njoftuan të hënën se po hetojnë vdekjen e futbollistit, Jayden Adams, pasi trupi i tij u zbulua këtë fundjavë në një pronë në...
17:01 | 13/07/2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas

Autoriteti qeveritar i aviacionit të Jemenit njoftoi të hënën mbylljen e të gjitha aeroporteve për trafikun ajror deri në njoftim të mëtejshëm, një vendim që...
16:53 | 13/07/2026