Zbulohet rrjeti i prostitucionit me kineze e braziliane në Elbasan, 8 të arrestuar
Policia e Elbasanit ka finalizuar pas disa javësh hetime një operacion të koduar “Shame”, që çoi në goditjen e një rrjeti të mirëorganizuar prostitucioni me përfshirje të shtetasve të huaj dhe shqiptarë.
Dy apartamente të marrë me qira në qytetin e Elbasanit ishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy shtetas kinezë, të dyshuar si organizatorë dhe shfrytëzues të këtij aktiviteti, si dhe tre gra të tjera, shtetase kineze dhe braziliane, të përfshira si ofruese të shërbimeve seksuale.
Po ashtu, policia arrestoi në flagrancë tre shtetas shqiptarë, të cilët kishin përfituar shërbime kundrejt pagesës në këto ambiente.
Të arrestuarit janë, K. Ch., 44 vjeç dhe R. C., 38 vjeçe, shtetas kinezë, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim vulash dhe dokumentesh”, kryer në bashkëpunim; L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe dhe E. S., 23 vjeçe, shtetase kineze dhe braziliane, të arrestuara për “Prostitucion”; A. P., 38 vjeç, L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, shtetas shqiptarë, të arrestuar për “Prostitucion”.
Hetimet zbuluan se ambientet e marra me qira përdoreshin në mënyrë të përsëritur për aktivitete të kundërligjshme, ndërsa shërbimet seksuale promovoheshin përmes faqeve të ndryshme online.
Ndaj dy pronarëve të apartamenteve dhe një sanitareje është nisur procedim penal për veprën “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Ata janë identifikuar si: A. V., 46 vjeç, B. H., 36 vjeçe, O. T., 19 vjeçe.
Gjatë operacionit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara të falsifikuara dhe 10 aparate celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja