Zbulohet skema e Berishës | Deputeti Luan Baçi: Si do të regjistrohemi në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se po mendohen disa zgjidhje, në mënyrë që kjo forcë politike të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se një zgjidhje mund të jetë ajo që u provua në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, por nënvizoi se do të institohet fuqishëm që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet.
“Hap pas hapi, do marrë zgjidhje. Kishim shembullin e 6 marsit, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. U gjet zgjidhja, përveçse e vullnetit politik, kishte dhe zgjidhje juridike. Kjo dhe shumë zgjidhje të tjera janë duke u diskutuar deri në datën ligjore, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë dhe sa më të mirë në favor të demokratëve.
Ne do insistojmë fuqishëm, që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet e papenguar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Basha i implikuar në 21 janar? Logu: Audiopërgjimi i montuar, tendencioze si provë
- Altin Dumani e njeh dosjen e 21 janarit, gazetari Ferhati: Ka qenë prokuror në Apel
- Balla: Berisha mburret me vrasjet e 21 janarit, SPAK-u të zgjidhë çështjen
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)