Zeja që i mbijetoi modernizimit, zanati më i vjetër ruhet me fanatizëm në Shkup

25 Maj 2023 | 20:54

Çarshia e vjetër e Shkupit dikur ka qenë një ndër qendrat kryesore të Ballkanit, ndërsa tani numërohen në gishta zejet të cilat i kanë mbijetuar modernizimit.

Do të shohim një prej zejeve që ende ka arritur që me metodat e vjetra të vazhdojë biznesin deri në ditën e sotme.

Familja Neziri nga Shkupi e ka ngritur biznesin e ngjyrosjes me bojë para 80 viteve dhe vijon ta ruajë me fanatizëm. Gjithçka çfarë ata bëjnë është autentike.

“Gjithçka punohet me dorë. Edhe pastrimi i kazanit me dorë, edhe ngjyrosja me dorë, edhe heqja e ujit me dorë…”, thotë Ekrem Neziri, zejtar.

Ekremi tregon si është procesi i punës për ngjyrosjen e materialeve të vjetra.

“Kjo është një batanije e punuar nga leshi, në dorë. Këtë myshteriu e ka trashëguar nga nëna dhe e ka sjellë për ta ngjyrosur. Këtë ngjyrë hiri, sikur në të kaltër. Unë e përgatis ngjyrën vetë që të vijë në këtë trajtë. Kjo pastaj matet sa kilogram ka dhe kështu e llogaris ngjyrën sipas kilogramëve…”, tregon zejtari.

Dyqani i familjes Neziri i ngjan një muzeu. Ekremi ka ruajtur pamjen autentike që nga viti 1939 kur zanatin e bojaxhiut e bënte babai i tij.

“Unë kam shumë dëshirë që ta punoj këtë profesion. Ja e shihni se edhe djali dëshiron ta punojë këtë zanat. Ky zanat asnjëherë nuk ka fund. Çdoherë duhet të dish si të përgatisësh ngjyrat…Është një art t’i përziesh dhe t’i përgatisësh ngjyrat…Këtë nuk duhet ta lëmë kështu, por duket se është lodhur sepse është e rëndë. Batanija i ka 4 kilogramë, ka edhe 10 kilogram ujë dhe kështu peshon 12, 13 kilogramë. E shihni se kjo tashmë ka filluar ta marrë ngjyrën dhe uji zbehet”, tregon Neziri.

Për t’u ngjyrosur një palë pantallona paguhet një shumë simbolike prej 3 euro e gjysmë. Dyqanin e ngjyrosjes së Ekrem Nezirit e kanë vizituar shumë zyrtarë të lartë të shtetit, por edhe të vendeve të tjera, ndërsa fotografitë nga takimi me ta Ekremi i ruan me fanatizëm. Dëshira e vetme e Ekrem Nezirit është që përveç djalit, edhe nipat e tij ta trashëgojnë këtë profesion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026