Zelenski ironizon Macronin, por pse?

7 Qershor 2022 | 15:51

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën se çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve.

Ai pranoi se rivendosja e kufijve që ishin pjesë e Ukrainës deri kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt mund të konsiderohet një fitore serioze, ndërsa e cilësoi konfliktin një “luftë për pavarësi”.

“Pavarësia për mendimin tim, dhe për mendimin e shumicës së popullit tonë, është rifitimi i të gjitha territoreve tona, rivendosja e të gjithë integritetit tonë territorial dhe sovranitetit të pacenueshëm të Ukrainës”, tha Zelenski në një intervistë të transmetuar me Financial Times.

Ndër të tjera presidenti ukrainas kritikoi ashpër presidentin francez Emanuel Macron për deklaratën e tij se “nuk do të poshtërojnë ER

“Disa njerëz duan të jenë udhëheqës. Për të qenë një lider, nuk duhet ta konsideroni veten të tillë, por të silleni si lider”, tha ZelenskI. “Si mund të arrijmë një armëpushim në territorin e Ukrainës pa dëgjuar pozicionin e vendit dhe pa dëgjuar pozicionin e liderit të këtij vendi? Kjo është për t’u habitur,” shtoi ai.

Në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin më 28 maj, liderët e Francës dhe Gjermanisë “ripërtëriën kërkesën e tyre për një armëpushim” dhe i bënë thirrje Putinit që të kishte një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Zelenski.

Në një intervistë të botuar të shtunën, presidenti francez tha: “Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike. Jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026