Zelenski urdhëron civilët që të evakuohen nga rajoni i Donetsk
Presidenti i Ukrainës, Volodimr Zelenski ka urdhëruar evakuimin e civilëve që ende jetojnë rajonin lindor të Donetsk, në zonat e pakta që ushtria ukrainase ka nën kontroll.
Duke folur gjatë një fjalimi mbrëmjen e së shtunës nga Kievi, Zelenski paralajmëroi për intensifikim të luftimeve, shkruan BBC.
“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz do të vrasë ushtria ruse,” tha ai.
Donetsk ka parë përleshje të rënda mes një avancimi të ngadaltë nga forcat ruse, të cilat tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të tij.
“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur dhe për të kufizuar terrorin rus sa më shumë që të jetë e mundur,” shtoi presidenti.
Deklarata e Zelenskit vjen pasi Rusia ftoi zyrtarët e OKB-së dhe Kryqit të Kuq për të hetuar vdekjen e 50 të burgosurve ukrainas të luftës në një pjesë tjetër të rajonit të Donetsk, të kontrollurar nga separatistët e mbështetur nga Moska.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush