Zelensky: Situata në vijën e frontit, nën kontroll

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
2 Mars 2023 | 07:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet në vijën e frontit”.

Gjatë adresimit në mbrëmjen e 1 marsit, ai shtoi se civilët po vazhdojnë të vuajnë “nga terrori i qëllimshëm” i Moskës, që po sulmon infrastrukturën civile.

“Në pothuajse mbarë tërë vendin, ne kemi arritur të ofrojmë siguri relative, banorët mund ta dinë se si është të jetosh në zonat kufitare me Rusinë dhe në zonat në jug të shtetit tonë”, tha Zelensky, duke theksuar se përgjatë vijës së frontit po vazhdojnë sulmet e vazhdueshme me artilerinë ruse.

Zelensky po ashtu tha se “dimri ka përfunduar” dhe se Qeveria “ishte në gjendje t’i ofronte Ukrainës energji dhe ngrohje”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026