“Zgjedhës fantazmë më 14 maj”, Berisha sërish akuza qeverisë për zgjedhjet lokale 

5 Qershor 2023 | 16:12

Sali Berisha vijon të hedhë akuza për mazhorancën se ka manipuluar zgjedhjet lokale të 14 majit. Edhe këtë të hënë nga foltorja e kuvendit, kreu i rithemelimit në partinë demokratike tha se në zgjedhje kishte qytetarë që votuan më shumë e një herë.

“U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi një herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Ishin në total 547 mijë të tillë,” – u shpreh Berisha.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai i cili ju përgjigj Berishës. Balla i tha Berishës që të japë dorëheqjen pasi nuk e votoi edhe Tropoja.

“Humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tënde në politikë dhe të lëshosh mandatin dhe të ikësh njëherë e përgjithmonë nga kjo sallë,” – deklaroi Balla.

Edhe në kuvend, Berisha bëri thirrje për protesta, por pa dhënë detaje të një datë të mundshme të mbajtjes së saj. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026