Zgjedhje lokale në Ulqin, partitë shqiptare garojnë në 3 lista
Banorët e Ulqinit votojnë të dielën për Kryetarin e komunës. Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë 20,392 qytetarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00. Në garë janë 5 lista zgjedhore.
Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista, ndërsa për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor nga dy parti politike shqiptare dhe tri parti qytetare, në mesin e të cilëve është edhe Lëvizja “URA” e kryeministrit Dritan Abazoviç.
Kuvendi i Ulqinit përbehet nga 33 anëtarë. Kryetari i komunës zgjidhet nga forca politike që fiton shumicën.
Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare cilësohen si tejet të rëndësishme për këtë komunitet pasi forcat politike shqiptare kanë mbajtur pushtetin që nga pluralizmi në Mal të Zi.
Abazoviç shprehu bindjen se lëvizja qytetare që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet. Lidhur me krijimin e qeverise së re, ai tha se do të realizohet brenda 15 ditësh.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta