Zgjedhje më 15 korrik, udhëheqësit politikë në RMV arrijnë marrëveshje
Udhëheqësit politikë në Maqedoninë e Veriut arritën marrëveshje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik.
Më parë, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas, njohur me akronimet VMRO-DPMNE, kishin qëndrime të ndryshme rreth datës së zgjedhjeve.
LSDM kërkonte zgjedhje më 5 korrik dhe VMRO-DPMNE preferonte fundin e korrikut ose fillimin e gushtit.
Në fund udhëheqësit e dy partive, Zoran Zaev i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së kanë dakordësuar diçka të ndërmjetme.
“Duhet ta shpëtojmë shtetin dhe popullin nga përkeqësimi i krizës. Pa Kuvend dhe qeveri teknike këtë nuk do të mund ta bëjmë. Ne, unë dhe LSDM, po ndërmarrim hapa për të lehtësuar gjithë qytetarët që menjëherë të përfundojë kjo lojë nervash nga e cila më tepër humbin qytetarët,” – u shpreh Zaev.
“Dy kushtet të cilat i kërkuam u pranuan, së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e dyta misioni i OSBE-ODIHR për mbrojtje të vullnetit të qytetarëve. Maqedonia është në gjendje të rëndë, e sulmuar fuqishëm përpos krizës ekonomike dhe me krizë të fuqishme shëndetësore. Zgjidhja që kjo të ndërpritet është humbja e LSDM-së dhe Zoran Zaevit në zgjedhje,” – tha Mickoski.
Marrëveshjen mes palëve e ka përshëndetur edhe Bashkimi Evropian. Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varheji përmes rrjetit social Twitter e ka mirëpritur marrëveshjen duke nënvizuar se zgjedhjet gjithëpërfshirëse janë sinjal i mirë për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.
“E mirëpres marrëveshjen e sotme të partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik. Sinjal i rëndësishëm për shtetin, qytetarët dhe rrugën evropiane, kjo marrëveshje hap rrugën për zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, të monitoruara nga OSBE/ODIHR,” – u shpreh Varheji.
Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhje të mërkurën, e cila do të shpallet ditë jo pune. Në dy ditët paraprake do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të infektuarit me Covid19.
Gjithashtu dita e votimit do të zgjasë më shumë se zakonisht, nga ora 7 deri në orën 21.
Fushata parazgjedhore zyrtarisht do të fillojë 20 ditë para zgjedhjeve, që i takon datës 25 qershor.
Në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet u shtynë dy herë për shkak të situatës së pandemisë me COVID-19. Ato ishin parashikuar të mbaheshin më 12 prill.
Situata politike përshkallëzoi në zgjedhje të parakohshme, pasi qeveria e drejtuar LSDM me kryeministër Zaevin dha dorëheqjen me argumentin se, në tetor, mbante përgjegjësi për mosmarrjen nga BE-ja të dritës jeshile për nisje të bisedimeve për anëtarësim.
Lexoni gjithashtu:
Situata e COVID-19 në RMV nuk njeh përmirësim, 9 viktima e 162 të infektuar
Greqia hap dy prej aeroporteve, por jo për udhëtarët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues
- 08:26 Aktivizohen sirenat e alarmit në Bahrein, qeveria u bën thirrje qytetarëve të strehohen në vende të sigurta
- 08:25 Sulmeve e SHBA-së kundër Iranit, çmimet e naftës rriten me 3%