Zgjedhje në  RMV, 1.8 milionë shtetas drejt kutive të votimit për kryetarët e komunave

17 Tetor 2021 | 07:20

Maqedonia e Veriut zhvillon këtë të diel raundin e parë të zgjedhjeve vendore. Në të do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit. Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë.

Që të shpallët fitues një kandidat duhet të fitojë 50% të votave. Nëse asnjë prej tyre nuk e kap këtë shifër, kalohet në votimet e raundit të dytë  për atë komunë. Ku garojnë vetëm 2 kandidatët me më shumë vota. Raundi I dytë do të mbahet në 31 tetor.

Në këto zgjedhje ka dhe shumë kandidatë të pavarur si për kryetar komune ashtu dhe për këshilltarë. Të drejtën e votës e kanë rreth 1 milion e 800 mijë zgjedhës.

Fushata zgjedhore që u mbyll të premten u intensifikua në akuza ditët e fundit.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev, drejton aktualisht 56 prej komunave. Slogani i saj është “Më e mira për komunën time”.

Opozitarja VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoskit garon nën sloganin “Krijo të ardhme të re”. Ajo aktualisht ka drejtimin e 5 komunave. Partitë e mëdha maqedonase garojnë në koalicione parazgjedhore ndëretnike me shqiptarët. LSDM, BDI  kanë përballë VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën. Në këto zgjedhje marrin pjesë dhe 3 parti turke.

Për herë të parë do të përdoret dhe teknologjia e identifikimit të gjurmëve të gishtave. Gjithashtu, janë marrë masa të rrepta ndaj COVID-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026