Zgjedhjet lokale, Berisha: Mbështes propozimin për kandidatë të përbashkët

3 Tetor 2022 | 18:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se e mbështet propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët me partitë e tjera opozitare, në disa qytete për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se do të ketë konsultime me aleatët gjatë ditëve në vijim.

“Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto ditë format e daljes. Ka mendime që duhet të dalim me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim.

Por ne jemi të hapur me aleatët tanë, të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi një koalicion të gjerë’, theksoi kryedemokrati.

Disa ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nënvizoi se opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në të gjitha bashkitë e vendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, kjo është më e mira për opozitën, në kushtet kur vendi udhëhiqet nga mafia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026