Zgjedhjet lokale, Çollaku: Opozita ra, të kuptojmë shkaqet e të ringrihemi sërish
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se zgjedhjet e 14 Majit ishin humbje e paralajmëruar për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se humbja e zgjedhjeve është rënie e opozitës dhe sipas tij kjo duhet pranuar.
Më tej ai nënvizoi se nëse do të kuptojnë arsyet e kësaj rënie do të kenë mundësi që të ringrihen sërish.
“Komunikimi është rruga e vetme për të zgjidhur situata të tilla që janë të rënda për të gjitha palët. Ne të gjithë e dinim se përballë kujt po shkonim të bënim betejë politike. Ajo që ndodhi është një rënie e opozitës. PD që është pjesa kryesore e opozitës është e ndarë. Prej një viti e kemi paralajmëruar këtë gjë, jemi përpjekur që të evitojmë ndarjen e demokratëve dhe nuk ia kemi dalë dot. Në momentin që PD është e ndarë, opozita është e dobët. Mendoj se në mënyrë absolute, nëse do kemi minimumin e ndërgjegjes politike e njerëzore është të shohim në sy këtë realitet.
Aftësia për të kuptuar këtë rënie dhe shkaqet e kësaj rënie, do të jetë mundësi e madhe për ringritje. Që PD të jetë forcë qeverisëse në këtë vend duhen dy elementë, e para të bashkohet vota e çdo demokrati, dhe e dyta të ruhet në mënyrë të padiskutueshme partneriteti me aleatët tanë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton