Zgjedhjet lokale, emrat e kandidatëve të mundshëm për primaret e PD-së

31 Tetor 2022 | 16:33

Deri më 6 nëntor, të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin.

Disa prej tyre janë figura të njohura në nivel kombëtar, ndërsa disa prej tyre në rrethet e tyre lokale dhe në bashkitë ku do të garojnë.

Gara për Tiranën pritet të jetë edhe më e luftuara, teksa kur kanë 7 ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.

Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre.

Mjeku Ilir Alimehmeti është përfolur dhe nuk e ka mohuar kandidimin prej disa javësh dhe pritet të jetë kandidat.

Po ashtu, edhe aktori Julian Deda ishte përfolur më herët dhe me anë të jnë postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar që edhe ai pritet të marrë pjesë në primare, do të jetë një garë mes katër personaliteteve me profile të ndryshme.

Për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara shihet kandidati më potecial që do garojë në primare, ndërsa në Shkodër, pritet të jetë kandidat Bardhi Spahia, i cili aktualisht është kryebashkiaku i qytetit verilindor,

Arjan Hoxha dhe Asllan Dogjani janë dy emrat të cilët do të garojnë në primaret, pasi synojnë Bashkinë e Kamzës.

Të dy e kanë shprehur kandidaturën e tyre në studion e Euronews Albania.

Për Bashkinë e Lezhës, kandidatë të mundshëm janë Salvador Kacaj, Pashk Gjoni, Aleks Gjoni, ndërsa për atë të Elbasanit, pritet të kandidojnë Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi.

Ledina Alolli, Irvin Bode, Gjergji Gjata dhe Eleina Qirici shihen si kandidatët e mundshëm në primare për Bashkinë e Korçës.

Sa i takon Bashkisë së Gjirokastrës, kandidatët më të përfolur janë Julian Graçi dhe Telnis Skuqi.

Ndërsa, për Bashkinë e Vlorës, Nada Meçorapaj, Genc Deromemaj dhe Bujar Leskaj pritet të kërkojnë besimin e demokratëve për të kandiduar për qytetin bregdetar.

Për Bashkinë e Fierit, kandidat potencial është Artur Mahmutaj.

Ende nuk ka kandidat brenda PD-së për Bashkinë e Kukësit dhe Bashkinë e Dibrës.

Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.

3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026