Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina fushëbeteja më e madhe VV-LDK shprehen analistët
Resul Sinani, moderator televizion dhe pedagog i komunikimit dhe Lavdim Hamiti, kryeredaktor i agjencisë informative online “Frontonline” analizojnë rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ndonëse pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare pritej një fitore e saj, por votuesit më shumë në zgjedhjet lokale janë të orientuar nga kandidatët dhe jo nga logoja e partisë, shprehet Lavdim Hamiti.
Të njëjtin mendim ndan edhe Resul Sinani, sipas të cilit nuk do të ketë shumë ndikim fakti që qeverisë VV. Edhe në të kaluarën ka ndodhur që VV të performojë më mirë në zgjedhjet parlamentare se sa në zgjedhjet lokale pasi votuesit arrijnë të bëjnë diferencën, shprehet ai.
Të kushtëzuar nga situata me pandeminë për shkak të një vale të ashpër infektimesh, ka bërë që fushata të orientohet drejt rrjeteve sociale dhe televizioneve.
“E shoh pozitive këtë fakt pasi kjo i ka bërë ekipet e kandidatëve dhe vetë kandidatët që të jenë më të kujdesshëm me premtimet”, shprehet Sinani.
Sipas drejtuesit të agjencisë informative online “Frontonline” në përfundim të fushatës ka pasur thyerje të rregullave për COVID-19 dhe për këtë arsye mund të ketë rritje të infektimeve.
“Ditët e fundit ka pasur fushatë në terren duke thyer të gjitha rregullat që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Mbrojtjen e Pandemisë”, tha Hamiti.
Garimin e emrave të njohur nga AAK, LDK dhe PDK në zgjedhjet lokale për pedagogun e komunikimit, Resul Sinani kjo është një strategji për të marrë sa më shumë vota dhe “një mashtrim për elektoratin”.
Ai shtoi se përveç këtyre “peshave të rënda”, në zgjedhjet lokale ka disa emra që kanë fituar disa mandate dhe është e vështirë t’u thyesh bastionin.
Komuna e Prishtinës është fushëbeteja më e madhe dhe ndërsa të gjitha partitë garojnë me emra të njohur, LDK ka zgjedhur të ketë një kandidat nga arkitektura dhe urbanistika.
Për Lavdim Hamitin gara më e madhe është në Prishtinë dhe LDK ka zgjedhur një prej ekspertëve më të mirë por deri tani performanca e tij nuk është më e mira në krahasim me kandidatët e tjerë për shkak të mungesës së përvojës.
“Programin e ka më të mirë se të gjithë kandidatët e tjerë që garojnë për Prishtinën është një ekspert i fushës dhe pas kaosit të madh urbanistik, Prishtinës ndoshta i duhej një kandidat si z. Përparim Rama”, tha ai.
Duke iu referuar sondazheve, Hamiti thotë se Prishtina mund të shkojë në balotazh por nuk përjashtohet dhe mundësia e fitores që në raund të parë nga kandidati i VV, Arben Vitia.
Resul Sinani, moderator televizion thotë se VV e ka kanalizuar fushatën drejt Albin Kurtit duke bërë që Vitia t’i shmanget debateve me rivalët. Nisur nga fakti se Vitia ka menaxhuar situatën e pandemisë e bën të vështirë një fitore pa balotazh.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut