Zgjedhjet lokale në RMV, 12 kandidatë në garë për Shkupin

11 Tetor 2021 | 19:35

Në qytetin e Shkupit, pritet të kulmojë gara e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

12 kandidatë dhe 15 lista këshilltarësh do të konkurrojnë për të udhëhequr kryeqytetin, si njësi e veçantë territoriale.

Kandidaturat më serioze janë kryetarit aktual nga LSDM, Petre Shilegov si dhe kandidatja e pavarur e përkrahur nga partia opozitare VMRO-DPMNE, Danela Arsovska.

Partitë shqiptare nuk kanë paraqitur kandidatë për kryeqytetin.

Benjamin Arifi, korrespondent i Euronews Albania në RMV bën me dije se partitë shqiptare në pushtet BDI, PDSH dhe Lëvizja Besa mbështesin kandidatin e LSDM.

Kurse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative, partitë shqiptare në opozitë mbështesin kandidaten e pavarur.

Sondazhet tregojnë se do të ketë një garë të ngushtë mes këtyre dy kandidatëve. Kryetari aktual premton tramvaj si zgjidhje për transportin publik duke lidhur katër skajet e kryeqytetit.

Kandidatja e opozitës ka premtuar modernizim të sistemit të transportit urban dhe ofrimi i këtij shërbimi falas për të gjithë qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026