Zgjedhjet lokale në RMV, BDI: Fituam Gostivarin, balotazh në Strugë dhe Kërçovë

19 Tetor 2025 | 21:48

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp ka dhënë detaje të reja në lidhje me zgjedhjet lokale. Ademi shpalli fitoren në komunë e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e koalicionit AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

“Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sone kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, tha Ademi.

Sipas njoftimeve nga partia, Suat Shaqiri do të jetë kryetari i ardhshëm i komunës së Çashkës, duke hyrë në histori si shqiptari i parë që udhëheq këtë komunë. Ademi tha se fitorja në Çashkë vjen krahas rezultateve të ngjashme në Likovë, Pllasnicë dhe Gostivar, ndërsa në disa komuna të tjera gara do të vazhdojë në raundin e dytë.

“E fillojmë fitoren e madhe me fitore në raundin e parë në dy komuna, në Likovë ku kandidati ynë Erkan Arifi ka fituar, dhe në Pllasnicë. Po ashtu, në Gostivar dhe Çashkë qytetarët na dhanë besimin. Në Strugë do të përballemi me Mendi Qyrën, ndërsa në Kërçovë me kandidatin e VMRO-DPMNE-së,” deklaroi Ademi.

Procesi zgjedhor në këto komuna është vlerësuar përgjithësisht si i qetë, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026