Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha në krye të grupit negociator me aleatët

1 Tetor 2022 | 14:22

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha do të jetë në krye të grupit negociator me aleatët për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka u shpreh se pas ditës së sotme, do të nisin kontaktet me aleatët.

“Menjëherë pas ditës së sotme, do të fillojnë kontaktet me aleatët, me të cilët do të bashkërendohet puna dhe gjithçka tjetër. Detajet sesi do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’iu lihet një zonë e lirë, apo modalitetet e tjera, do të përcaktohen gjatë bisedimeve.

Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe ngrupi negociator. Besoj që vetë kryetari i Partisë Demokratike do të jetë negociatori kryesor, pra z. Berisha”, theksoi ai.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u vendos që për kandidatët që do marrin pjesë në primaret, nuk do të votojnë vetëm anëtarët e kësaj force politike, por edhe simpatizantët.

Gjithashtu, kryetarët e degëve, nuk do t’i ushtrojnë funksionet e tyre, teksa kandidojnë në primaret.

Gjatë kohës që ata do kandidojnë në primaret, funksionet do t’i ushtrojnë nënkryetarët e degëve. Në mbledhje u vendos që të mbetet balotazhi si proces në primaret.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026