Zgjedhjet në 28 dhjetor, Hamza mbledh kryesinë e partisë

21 Nëntor 2025 | 17:43

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po pret me gatishmëri zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 28 dhjetor, të shpallura dje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kështu ka thënë kryetari i partisë, Bedri Hamza, në një konferencë për media pas takimit të tij me kryesinë e partisë.

Sipas tij, përfaqësuesit e partisë premtojnë sukses në këtë drejtim.

Hamza preku edhe çështjen e pagave të Radio Televizionit të Kosovës, të cilat janë vonuar, e për të cilat RTK mbajti protesta të shumta

Në konferencë, kryetari i PDK-së u pyet edhe për anëtarësinë e Ramiz Lladrovcit, për të cilin ai pohoi se nuk u përjashtua asnjëherë nga partia.

“Ramiz Lladrovcin askush nuk e ka përjashtuar nga PDK, unë nuk kam parë asnjë vendim që thotë zoti Lladrovci nuk është PDK, nuk ka diçka të tillë brenda PDK-së. Prandaj, jam i bindur që ne të gjithë do të vazhdojmë të garojmë dhe të maksimalizojmë votën për Partinë Demokratike të Kosovës” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026