Zgjedhjet në RMV, Kasami: Do angazhohemi që Presidenti të zgjidhet në Kuvend
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasmi, ka votuar ditën e sotme në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen ditën e sotme atje.
Gjatë fjalës së tij për mediat gjatë momentit që ka votuar, Kasami ka bërë thirrje që të mos bojkotohen zgjedhjet presidenciale, teka shtoi se do të angazhohen që presidenti të zgjidhet në Kuvend.
“Kjo është ftesë dhe thirrje e partive në pushtet, që humbjen e kanë të sigurt, ata me këtë tentojnë që të krijojnë një krizë institucionale, qytetarët e dinë më së miri se të mos votosh nuk është opsioni më i mirë, gjithmonë vota është mundësia e tyre dhe obligim i tyre kushtetues dhe ligjor.
Pas këtyre zgjedhjeve do të angazhohemi fuqishëm për atë që kemi deklaruar, që presidenti të zgjidhet në Kuvend.
Por nuk nënkupton kjo që sot të bojkotohen zgjedhjet për president, dhe të krijohet krizë institucionale. Më së shumti Maqedonisë sot i duhen institucione funksionale dhe institucione që nuk do të humbin kohë asnjë ditë për të shpejtuar integrimin drejt Bashkimit Evropian”, tha Kasami.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë