Zgjedhjet në RMV, protokoll i veçantë për votuesit, nënkryetarja Shehu shpjegon procedurën në Euronews Albania
Pas marrëveshjes mes partive politike, Maqedonia e Veriut po përgatitet për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
Në kushte pandemie, komisioni për shëmundje infektive ka vendosur protokolle të veçanta të sjelljes së komisionerëve dhe votueve.
Gjithashtu është vendosur që votimi të ndahet në 3 faza, duke nisur nga data 13 korrik, e deri më 15 korrik.
Po ashtu, presidenti Pendarovski ka zgjatur me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme e cila ka për qëllim përgatitjen pa pengesa të zgjedhjeve dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor.
Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në RMV, znj. Ditmire Shehu tha se komisioni ishte i gatshëm për të mbajtur zgjedhjet në protokolle të veçanta.
“Më 13 korrik do të votojnë personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19, më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë dhe të paaftë dhe më 15 korrik do të votojnë të gjithë qytetarët e tjerë,” u shpreh znj. Shehu.
Ajo shtoi se ora e votimit është zgjatur me 120 minuta, kur qendrat e votimit do të mbyllen në orën 21:00.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues
- 08:26 Aktivizohen sirenat e alarmit në Bahrein, qeveria u bën thirrje qytetarëve të strehohen në vende të sigurta
- 08:25 Sulmeve e SHBA-së kundër Iranit, çmimet e naftës rriten me 3%