Zgjedhjet, qytetarët e RMV mes optimizmit dhe ritualit të votuesve të pashpresë

31 Tetor 2021 | 19:15

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë optimistë se rezultatet e zgjedhjeve lokale, do të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Pas shfrytëzimit të të drejtës së votës, shumë qytetarë shprehen për Euronews Albania se dëshirojnë që zgjedhja e tyre të ndikojë në ekonomi, infrastrukturë, arsim e kulturë.

“Presim ndryshime. Të bëhet më mirë. Të gjithëve të na plotësohen nevojat. Edhe të rinjve edhe neve pensionistëve”, shprehet një i moshuar shqiptar.

Por ka edhe qytetarë që hanë humbur shpresat dhe votojnë vetëm që të mos u keqpërdoret vota.

“Asgjë nuk pres sepse asgjë nuk do të ndryshojë. Unë vetëm erdha ta shfrytëzoj të drejtën e votës. Mendoj se vota ime gjithsesi nuk do të bëjë ndonjë ndryshim”, shprehet një maqedonas

Edhe në këtë raund zgjedhor nuk kanë munguar problemet me pajisjet për lexim biometrik në disa vendvotime, por procesi kryesisht ka shkuar në mënyrë të qetë. 

Që prej fillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, prokuroria dhe policia janë vënë në lëvizje për të zbuluar dhe ndaluar ata që shkelin ligjet zgjedhore, duke shit-blerë vota apo prishur rendin e krijuar tensione pranë qendrave të votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026