Zgjedhjet, qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk i tremben përhapjes së COVID-19

19 Qershor 2020 | 14:45

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të re të COVID-19, pasi vetëm gjatë muajit qershor janë shënuar 2500 raste. Por kjo situatë duket se nuk i frikëson qytetarët. Sa i përket zgjedhjeve të 15 korrikut, të pyetur nga gazetarët e Euronews Albania, banorët e Shkupit shprehen të gatshëm të votojnë.

Po, do të dal… Nuk mendoj se do të rrezikohet shëndeti, gjithçka do të jetë në rregull”, shprehet një qytetar.

Do të dalim në zgjedhje si gjithmonë. Zgjedhjet duhet të jenë të drejta”, thotë një tjetër.

Qytetarët insistojnë se nuk ekziston rreziku i infektimit. “Kismet po. Nuk frikësohemi, nuk ka gjë”, thotë një votues shqiptar.

“Sigurisht se do të dalim. Kemi dalë gjithmonë. Nuk ka asgjë”, shprehet një tjetër.

Të paktë janë qytetarët që thonë se nuk do të votojnë fare. Ata nuk i tremben pandemisë, por janë të zhgënjyer nga udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut.

“Jo nuk dal në zgjedhje. Nuk jam për asnjë parti. Partitë nuk i votoj se të gjithë dolën tradhtarë”, shprehet një qytetar i indinjuar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë përcaktuar për më 15 korrik. Fushata zgjedhore fillon më 24 qershor por edhe fushata si edhe votimi do jenë në bazë të protokolleve të përcaktuara nga ana e Komisionit për sëmundje infektive.

Ndërkohë që vendi përgatitët për zgjedhje të reja, shifrat e të prekurve nga COVID-19 janë alarmante, duke shënuar mbi 4500 qytetarë bartës të virusit si dhe mbi 200 viktima nga kjo sëmundje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026